Theu masën e “arrest në shtëpi” dhe u kap me drogë, arrestohet një 28-vjeçar në Tiranë

Shqipëria

Theu masën e “arrest në shtëpi” dhe u kap me drogë, arrestohet një 28-vjeçar në Tiranë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 28-vjeçar që ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në Tiranë, është vënë nën prangat e policisë.

Gjykata i kishte caktuar masën “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai është kapur jashtë shtëpisë së tij, ku gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientet e banesës u gjetën dhe sekuestruan doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat