Situata me reshjet, Mbrojtja: Pastrohet rruga Skuraj-Burrel, në Mirditë është stabilizuar niveli i ujit

Shqipëria

Situata me reshjet, Mbrojtja: Pastrohet rruga Skuraj-Burrel, në Mirditë është stabilizuar niveli i ujit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:09
Dalja nga shtrati i lumit Zmesë

Disa orë pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes njofton se po ndërhyhet në zonat më të prekura.

Aksi rrugor Skuraj-Burrel i cili u bllokua mëngjesin e sotëm, është pastruar dhe është rikthyer qarkullimi i automjeteve në fshatin Shkopet.

Në Mirditë, uji nga lumi Zmesë ka dalë nga shtrati në disa vende, duke shkaktuar prezencë të ujit në oborret e disa banesave. Aktualisht, niveli i ujit është stabilizuar thotë Ministria e Mbrojtjes pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile.

Në Vlorë, ka pasur prezencë të ujit dhe inertesh në disa zona të vogla, por situata është në përmirësim dhe strukturat lokale të mbrojtjes civile po punojnë për normalizimin e plotë.

Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat