Ndryshimet klimatike/ Sejko: Strategji për të përballuar pasojat. Banka Boterore: Duhen masa për të përballuar situatën

Shqipëria

Ndryshimet klimatike/ Sejko: Strategji për të përballuar pasojat. Banka Boterore: Duhen masa për të përballuar situatën

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:47
Gent Sejko

Banaka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë hartuar një strategji  për të përballuar efektet e kushteve klimative dhe nidikimin në sektorin financiar.Guvernatori Gent Sejko tha se Sektori bankar,  duhet të jenë të përgatitura për sfidën që paraqet klima për sistemet financiare. Sink

Përfaqësuesi I bankës Botërore Emanuel Salinas   theksoi se Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike.

“Ndryshimet klimatike janë një realitet të cilin  po e ndeshim çdo ditë e më shumë. Shqipëria më duhet ta them se futet tek një nga vendet me ekspozim dhe risk te lartë sa i perket ndryshimeve klimatike në Europë. Këtë fenomen e shohim çdo ditë dhe me duhet te them se vetem sa vjen e përkeqesohet edhe me tej. Për ti bërë ballë këtyre situatave duhet të përdorim instrumentat dhe kapacitetet financiare. Mbi të gjitha duhet të bëjme një liste risqesh prioritare për situata të tilla, ndaj dhe sektori financiar ka nje rol thelbesor ne problemet qe lidhen me ndryshimet klimatike.”

Strategjia parashikon bashkëpunimin e një sërë institucionesh për të marë masa në lidhje me rreziqet financiare të ardhura si pasojë e ndryshimeve klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat