Marrëveshja për rrefugjatët, avokati zbardh detaje të reja: Cenon tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë

Shqipëria

Marrëveshja për rrefugjatët, avokati zbardh detaje të reja: Cenon tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Marrëveshja italo-shqiptare është një nga temat që ka ndez debat më shumë si në politikë ashtu dhe në shoqërinë civile. Për këtë çështje avokati Alban Daci gjatë një interviste televizive ka komentuar nga ana ligjore marrëveshjen e nënshkruar në Romë mes kryeministrave Rama dhe Meloni për kampin e refugjatëve në Portin e Shëngjinit në Shqipëri.

Sipas Dacit kjo marrëveshje cënon apo vë në dyshim tërësinë territoriale të Republikë së Shqipërisë. Ajo bie në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Edhe ana diplomatike është e dënueshme pasi është bërë në mënyrë të fshehtë.

Por nga ana tjetër për Dacin nuk ka transparencë dhe më tepër se kaq avokatit i duket si hipokrizi. Megjithatë mbetet për t’u parë se në çfarë instancash do të kalojë kjo marrëveshje në Shqipëri.

Alban Daci: Një marrëveshje ndërkombëtare që vë në dyshim ose cënon tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, edhe pse mund të jetë e përkohshme për 5 vjet apo 10 vjet do të thotë që automatikisht Shqipëria nuk do të ketë më juridikion në atë hapësirë territori ku do të vendoset kampi. Vetë marrëveshje ka ardhur në një formë të një sekreti të madh dhe është bërë publike vetëm pasi ishte vendosur gjithçka, që edhe kjo në vetëvete bie në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare sepse pas mbarimit të luftës së dyt dhe në Konferencën e Versajës dënohet edhe nuk pranohet diplomacia publike sekrete. Diplomacia është e dënueshme vetëm ajo që arrihet nëpërmjet marrëveshjeve të shkruara, të kodifikuara, transparente dhe publike. Pra edhe këtu ka shumë pikëpyetje për t’u analizuar që nëse kjo marrëveshje është shkruar tek vila shtetërore në Vlorë dhe është vulosur atje apo është vulosur pastaj formalisht në Romë. Mënyra si ka ardhur kjo marrëveshje ka një mungesë vullneti për transparecnë, por më tepër se transparencë më duket një tendecë për hipokrizi. Nuk e di nëse e ka Rama një autorizim nga presidenti i Republikës. Do të kalojë në parlament dhe në komisionet e sigurisë kombëtare. Por nuk mendoj që problemi është votim në parlament. Pasi Rama i ka numrat e sigurtë që të votohet. A do ketë vullnet nga të gjitha palët që kjo çështje të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat