Kaosi në Kuvend, reagimet e deputetëve pas seancës plenare

Shqipëria

Kaosi në Kuvend, reagimet e deputetëve pas seancës plenare

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Sali Berisha

Disa prej deputetëve të opozitës dhe maxhorancës kanë reaguar për mediat pas seancës së pazakontë plenare të mbajtur këtë të enjte.

Berisha: Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament. Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese. Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita. Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi. Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare. Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç çakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë.

Vasili: Me 75 kartonë  hodh poshtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve. Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata Kushtetuese e rrëzua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash.

Tabaku: Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi offshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1- vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithëpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë.

Çuçi: Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita, ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim. Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat