Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Shqipëria

Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:09
Lajda Porja

Meterologia Lajda Porja në një intervistë televizive tregoi se si do jetë moti në vendin tonë në ditët në vijim. Porja u shpreh se gjatë natës priten vranësira ndërsa situata më problematike do paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe Dibrës.

"Ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës së reshjeve.

Një ndërprerje totale e tyrë, është një situatë e përkohshme. Sot gjatë natës presim zhvillim të vranësirave duke sjellë në orët e para të mëngjesit reshje.

Gradualisht pastaj do përfshihet i gjithë vendi nga reshjet.

Nuk do të mungojnë edhe rrebeshet e shiut. Situata më problematike do të paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe të Dibrës.

Do ketë reshje të herëpashershme edhe ne Tiranë", tha ndër të tjera Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat