Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike italiane hedh poshtë pretendimet: Nuk kemi kërkuar përjashtimin e PS së Ramës nga PSE

Shqipëria

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike italiane hedh poshtë pretendimet: Nuk kemi kërkuar përjashtimin e PS së Ramës nga PSE

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:23
Peppe Provenzano

“Nuk kemi bërë kërkesë formale për përjashtim, por kemi ngritur një çështje politike. Partia Demokratike nuk është “badigard” i PSE-së”.

Kështu tha në një bisedë me Askanews, teksa nisej për në Malaga, Peppe Provenzano, kreu i Punëve të Jashtme të Partisë Demokratike, duke saktësuar atë që u raportua sot nga “La Repubblica” për qëndrimin që Partia Demokratike synon të mbajë në samitin e PSE ku prej pasdites së sotme do të drejtojnë delegacionin e përbërë nga Andrea Orlando, Enzo Amendola dhe Lia Quartapelle.

“Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Shqipërisë me qeverinë italiane seriozisht të gabuar nga të gjitha këndvështrimet dhe potencialisht të dëmshme për të drejtat e njeriut”, tha ai duke i përgjigjur artikullit të “La Repubblica” se Partia Demokratike do që Rama të largohet nga grupimi i të majtëve evropiane.

“Presidencës së PSE-së do t’i shtrojmë çështjen e përputhshmërisë ndërmjet kësaj lloj marrëveshjeje dhe parimeve të socializmit evropian. Çështja për ne nuk është procedura, ne kemi nevojë për një diskutim që përcakton një vijë të qartë për një çështje vendimtare”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat