Bilali thotë se situata në Kuvend po bëhet për shkak të hetimeve ndaj Sali Berishës

Shqipëria

Bilali thotë se situata në Kuvend po bëhet për shkak të hetimeve ndaj Sali Berishës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Edona Bilali

Deputetja nga radhët e Partisë Socialiste në Shqipëri, Edona Bilali vlerëson se situata e krijuar sot në Kuvendin shqiptar “është për të ardhur keq”.

Seanca e cila u përcoll me sprej tymues, sipas Bilalit u bë për shkak të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit është nën hetime për dy vepra penale nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

“Çdo kush që e ka shkelur Ligjin, është e pamundur t’i fshihet drejtësisë. Ai do të përballet njësoj sikurse mund të përballen edhe kolegët nga krahu jonë nesër, pasnesër…në rastin e Berishës ai është shpallur nongrata për minim të demokracisë, ndërkohë që patjetër deputetët janë duke u përdorur për një kauzë personale…kjo situatë tashmë është krejtësisht e sistur nga një problematikë personale familjare e një individi që SHBA e ka shpallur nongrata, që luftën tashmë e ka me sistemin e drejtësisë. Dhe që kur SPAK-u, një strukturë tek e cila ne kemi investuar, filloi lëvizjet e para, kjo solli një reaksion zingjir me pretekste nga më absurd, sigurisht të palegjitimuara në Kushtetutë apo në rregulloren e Kuvendit, për me pa ato pamje që ju sapo transmetuat”, deklaroi ajo.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke vendosur karrige dhe më pas hodhën sprej tymues.

Ata po akuzojnë shumicën për refuzimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore, me ç’rast Sali Berisha është shprehur se bllokimi i komisioneve dhe seancave parlamentare do të vijojë derisa të plotësohen kërkesat e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat