Politikani i njohur bën deklaratën e fortë: Metën duan ta eliminojnë si Berishën

Shqipëria

Politikani i njohur bën deklaratën e fortë: Metën duan ta eliminojnë si Berishën

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:12
Ilir Meta

Nënkryetarii Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në “Now me Erla Mëhillin”, se Ilir Metën dhe Berishën, duan t’i eleminojnë politikisht.

Ai tha se ky ëSHtë vnjë program i Ramës, për zbatimin e të cilit, sipas Neshos kryeministri po përdor SPAK-un.

“SPAK-u mund të bëjë çdo gjë, por problemi ëhstë se çfarë roli ka SPAK-u dhe a ëhstë kjo një drejtësi që ne e kërkojmë në Shqipëri. duket që deri tani nuk e justifikon këtë. jo se përpiqety të godasë me urdhër politik të dy liderët e opozitës.

Ky është një projekt i Ramës, i cili nuk e ka fshehur, e ka thënë në çdo konferencë partie, kongres para zgjedhjeve të 2021, që pikësynimet e tij nuk ishte as për ti dhënë një program investimesh popullit, as të riste pensionet e as të nxirrte 45% të popullësisë nga skamja dhe nga uria, por kishte që duhet eleminuar si Berisha ashtu edhe Meta”,-tha Agim Nesho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat