“O kokrra e…”/ Si nisi sherri mes deputetëve të PD-së në Kuvend: Jeni bërë dele mo Niku!

Shqipëria

“O kokrra e…”/ Si nisi sherri mes deputetëve të PD-së në Kuvend: Jeni bërë dele mo Niku!

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve pas mbylljes së mbledhjes së komisionit të Çështjeve Evropiane.

Nga pamjet e siguruara duket se Sula i drejtohet Çollakut, i cili nuk bën pjesë te deputetët demokratë në mbështetje të Rithemelimit, si “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla.

“Jeni bërë dele mo Niku”, i thotë Sula deputetit që shërben edhe si nënkryetar i PD-së. “O kokrra e.., mos të të them ndonjë fjalë tjetër”, vijoi ai drejt Çollakut.

Çollaku replikoi duke i thënë Sulës se nuk e bën Ina Ramën presidente, duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.

Sula iu kthye duke i thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej u zhvillua në korridorin jashtë sallës me tonë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat