Bosi i drogës Dritan Rexhepi kapet në Stamboll, reagon ministri Balla

Shqipëria

Bosi i drogës Dritan Rexhepi kapet në Stamboll, reagon ministri Balla

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:35
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund.

Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm.

Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat