“Ka vrarë 2 policë, u dënua 25 vite”, gazetarja: Rexhepi person shumë i rrezikshëm

Shqipëria

“Ka vrarë 2 policë, u dënua 25 vite”, gazetarja: Rexhepi person shumë i rrezikshëm

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:52
Dritan Rexhepi

Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se Dritan Rexhepi, i shumëkërkuari shqiptar i arrestuar sot në Turqi është një person me rrezikshmëri të lartë.

Ajo tregoi se Rexhepi akuzohet për vrasjen e 2 policëve në ‘98, vepër për të cilën është dënuar me 20 vjet burg si dhe për vrasjen dhe zhdukjen e Jani Prengës.

“Dritan Rexhepi akuzohet si personi që ka vrarë 2 policë në Fushë-Krujë në ‘98, për të cilën është arrestuar në 2007, kur edhe u arratis për herë të parë. Vepra e dytë e rëndë është vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës në 2020.

Për vrasjen e policëve është dënuar me 25 vjet burg nga gjykata shqiptare. Kemi të bëjmë me një person të një rrezikshmërie shumë të lartë, që në burgun në Ekuador mbahej në kushte të larta sigurie”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat