Iu bë atentat mafioz në Ekuador, publikohet foto - ja kush është shqiptari që u ekzekutua pranë spitalit

Shqipëria

Iu bë atentat mafioz në Ekuador, publikohet foto - ja kush është shqiptari që u ekzekutua pranë spitalit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi në foto është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Image
Arjanit Rizaj

Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”

Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohen duke thënë. Viktima qëndron në një pellg me gjak i shtrirë në dysheme, në krahët e një personi.

Por pavarësisht se ata kanë shkelmuar derën dhe goditur dyert, askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre, derisa policia mbërriti në vendngjarje.

Megjithatë, edhe pse dera është hapur shqiptari nuk është pranua në klinikë dhe është transportuar në një spital tjetër aty pranë, por iu është dorëzuar plagëve të marra disa minuta më vonë.

Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat