Frikë nga terrorizmi? Rama flet për “Corriere Della Sera”

Shqipëria

Frikë nga terrorizmi? Rama flet për “Corriere Della Sera”

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Edi Rama

Nën vorbullën e debateve që kanë përfshirë vendin për marrëveshjen e emigrantëve, kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera” ka pohuar se askush nuk e ka kritikuar atë për këtë marrëveshje.

Duke iu referuar pyetjes së gazetarit Leonard Berberi nëse ka patur ankesa apo reagime nga PSE (Partia Socialiste Europiane) Rama iu përgjigj shkurtimisht: -“Jo, asnjë reagim”.

Po ashtu ai ka sqaruar edhe akuzat se në Shqipëri mund të mbërrinin mes emigrantëve edhe terroristë.

Rama ka sqaruar se nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar pasi të gjitha procedurat do të kryhen sipas rregullave.

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve”, u shpreh Rama. 

Edhe njëherë Rama ka theksuar se marrëveshja me Italinë është pranuar për shkak se vendi ynë i ka një borxh shumë të madh Italisë fqinje që ka pritur emigrantët tanë, por kjo nuk do të thotë se jemi të hapur për të pritur kerkesa të vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat