Plagosi me armë zjarri një 27-vjeçar në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Shqipëria

Plagosi me armë zjarri një 27-vjeçar në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:47
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim në Fier, ku 27-vjeçari, Mevlud Hasa ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ndërsa mësohet se policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin. Është shpallur në kërkim 28-vjeçari, Gentjan Vrenozi.

Njoftimi i policisë: 

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat