“Konkluzion i pabazuar”, Shehu kundërshton ekspertizën për vdekjen e 3-vjeçarit: S'ka asnjë provë që…

Shqipëria

“Konkluzion i pabazuar”, Shehu kundërshton ekspertizën për vdekjen e 3-vjeçarit: S'ka asnjë provë që…

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 21:40
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi mjeku Tritan Shehu ka reaguar lidhur me ekspertizën për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjeve të kryera në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Shehu u shpreh përmes rrjeteve sociale se ekspertiza është interpretuar gabim nga njerëz jo-profesionistë, pasi është publikuar në media dhe se ekspertiza ka dalë në konkluzione të pabazuara.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë që vuajtja e thellë e organeve celulare është shkaktuar nga mbidoza e narkozës.

Reagimi i plotë:

Konkluzionet mjeko ligjore-te pa bazuara.

Si Profesor dhe Kryetar Nderi i Shoqates se Anestezi Reanimacionit po e bej kete koment.

Kjo sepse sot eshte bere publike ne media ekspertiza e humbjes se jetes se femijes, gjate nje nderhyrje stomatologjike.

Sepse mbi kete ekspertize po lexoj disa interpretime jo profesionale, te pa bazuara, sic eshte dhe vete konkluzioni i ekspertizes.

Realisht pershkrimi i materialeve te ekspertizes, qe lexova nuk justifikojne konkluzionin e saj:

”Se shkaku i vdekjes ka qene dhenia e lendes anestetike, qe ka sjelle vuajtje qelizore te thelle me…”

Dhe aq me shume ndonje koment mbi ate, qe thote “se kjo ka ardhur nga mbi doza e lendes narkotike”!

Ndryshimet e paraqitura ne material flasin per nje vuajtje te thelle celulare e te organeve, qe haset nga zhvillimi e perfundimi fatal i nje gjendje te tille “shoku”, me cregullime te thella hemodinamike.

Keto jane ndryshime jo specifik te nje dekursi fatal te shokut, te fazes se fundit hipo kinetike te tij ne pergjithesi.

Si te tilla ato nuk flasin per origjinen e shkakun specifik, pra nuk tregojne se lenda anestetike ka shperthyer kete situate tragjike!

Dhe aq me shume ketu nuk ka asgje specifike te argumentuar per efektet “vdekje prurese” te propofolit, sic shkruhet, nje nga lendet anestetike me te perhapura e beninje ky sot ne bote.

Dhe aq me shume nuk ka asgje, qe e lidh kete me mbi doza te substances. Pra konkluzioni i mjeko ligjoreve eshte nje tejkalim i asaj, qe ata pershkruajne.

Keto interpretime e konkluzione ne kete rast ngelin e drejte e specialisteve te fushes.
E diskutimeve profesionale e konfrontimeve me literaturen perkatese.

Ndersa anatomo patologet, ne kete rast te veshtire per konkluzionet, duhet te ndalonin tek observimi i tyre.

Sidoqofte perfitoj nga rasti per t’i derguar perseri ngushellimet e mia te sinqerta familjes, e cila si dhe e verteta vete nuk ndihmohen me konkluzione te shpejtuara, si dhe me dokumenta delikate te bera publike me kaq shpejtesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat