Paloka: Zvarritja e PD-së në gjykatë nga Edi Rama, vazhdon përdor Bashën si kryetar kukull

Shqipëria

Paloka: Zvarritja e PD-së në gjykatë nga Edi Rama, vazhdon përdor Bashën si kryetar kukull

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 21:18
Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka u shpreh se Kuvendi i Bashës nuk është njohur nga gjykata me plot të drejtë.

Ai tha se çështja e PD-së ka disa muaj që është në dyert e gjykatës, por në fakt duhej marrë kohë me parë vendimi, por qëndron aty për sa kohë i duhet Ramës.

Berisha: Kuvendi i Bashës nuk është njohur nga gjykata me plot të drejtë. Çështja e PD-së ka disa muaj që është në dyert e gjykatës, por në fakt duhej marrë kohë me parë vendimi, por qëndron aty për sa kohë i duhet Ramës. Ligji është shkelur tashmë, sepse duhej marrë muaj më parë. Ramës i intereson që të përdorë Bashën si kukull dhe si kryetar, sepse ai rezulton në gjykatë si kryetar, edhe pse ka dhënë dorëheqje. Duke mos u njohur ky kuvend i Bashës, ky njeri që ka qenë i dorëhequr nuk është as kryetar më.

Paloka shtoi se Rama nuk del më publikisht të sulmojë më PD-në për parlamentin, por dalin si zëdhënës të Ramës, deputetët e Bashës.

Paloka: Kjo është një lojë e qartë e Ramës dhe nuk ka njeri q nuk e kupton. Basha nuk kontrollon më askënd. Sidomos kur merr vendime për përjashtim 50 mijë anëtarësh. Kjo çështje duhet të ishte mbyllur, por kështu i intereson Ramës, që e përdor Bashën hapur. Rama nuk del më publikisht të sulmojë më PD-në për parlamentin, por dalin si zëdhënës të Ramës, deputetët e Bashës. Rama nuk ka thënë se është sjellje e dhunshme e PD-së në sallë, por dalin deputetët e Bashës dhe thonë se dhuna është e papranueshme në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat