2 muaj pas djegies së pallatit, banorët ngrenë shqetësimin

Shqipëria

2 muaj pas djegies së pallatit, banorët ngrenë shqetësimin

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:20
Godina e shkrumbuar nga flakët është pa drita, pa ujë dhe banorët e kanë të pamundur të jetojnë në të.

2 muaj pas pallatit që u dogj në zonën e Parkut, në Tiranë, banorët kanë dalë në një deklaratë për mediat, duke kërkuar zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

“Deri më sot nuk kemi një info lidhur me projektin që do rregullojë pallatin, për të sistemuar pjesët brendshme të pallatit. Nga instituti i ndërtimit kanë kaluar 2 muaj dhe akoma nuk ka përgjigje në lidhje me pjesën e përforcimeve se si do bëhen dhe kur do bëhen. 2 muaj duhet të ishte kohë e mjaftueshme për të marrë një përgjigje”, thotë një banor.

Pallati deri më tani është cilësuar si i pabanueshëm. Banorët po jetojnë me qira, e disa të tjerë tek te afërmit e tyre.

Godina e shkrumbuar nga flakët është pa drita, pa ujë dhe banorët e kanë të pamundur të jetojnë në të.

Ndërkohë, reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të tjera në banesa, duke krijuar lagështi.

Pallati kishte vetëm një vit që ishte ndërtuar ndërsa disa nga banorët kanë treguar se kishin marrë kredi për të blerë apartamentet. Zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë, dyshohet ta ketë shkaktuar instalimi jashtë standardeve i një kondicioneri në apartamentin e katit të 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat