Pezullohet ligji për “mjekësinë”/ Kushtetuesja: Do të shqyrtohet në themel. Detyronte studentët: 3 vite punë në Shqipëri pas diplomimit

Shqipëria

Pezullohet ligji për “mjekësinë”/ Kushtetuesja: Do të shqyrtohet në themel. Detyronte studentët: 3 vite punë në Shqipëri pas diplomimit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Deri në një vendimmarrje finale, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin që ndalon studentët e mjekësisë që të ikin për të shërbyer në një vend tjetër, pas mbarimit të studimeve.

Në këtë mënyrë, ligji që u ndërmor nga qeveria për të frenuar largimin masiv të bluzave të bardha nga vendi, nuk do të ketë efekt mbi studentët.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese, sipas ankimimit të bërë, do të shpreh një vendim të prerë, pro apo kundër këtij ligji, pasi ta shqyrtojë në themel atë. Ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, u ankimua në gjykatën themeltare të vendit, nga opozita, në mbështetje të një kërkese të bërë nga studentët e mjekësisë.

Studentët e Mjekësisë mbajtën protesta dhe anulimin e ligjit. Sipas parashikimeve të tij, studentet pas diplomimit, duhet të qëndrojnë dy deri ne tre vite në Shqipëri, ndërsa studentët që janë në vit të parë, janë detyruar të pranojnë qëndrimin në vend 5 vite pas mbarimit të shkollës.

Kjo masë u mor nga qeveria për shkak të emigrimit të këtyre studentëve drejt perëndimit, të etur për stafet të ri mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat