Hetimi i Berishës nga SPAK për aferën “Partizani”/ A do ta votonte heqjen e imunitetit të “non-gratës”? Deputetja habit me përgjigjen

Shqipëria

Hetimi i Berishës nga SPAK për aferën “Partizani”/ A do ta votonte heqjen e imunitetit të “non-gratës”? Deputetja habit me përgjigjen

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:50
Sali Berisha

Deputetja demokrate Oriola Pampuri e pyetur në një intervistë televizive nëse do të votonte kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, tha se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.

“Mbështes SPAK-un për punën e bërë deri tani, aty ku flet drejtësia të tjerët heshtin. E mbështes nga fillimi e deri sot. Do votoja çdo shkresë nga SPAK edhe sikur të ishte për mua. Nuk konsideroj grup kriminal as SPAK-un, as SHBA-të.

Rreziku anglo-amerikan ka mbaruar 30 e ca vite më parë dhe nuk mund të vazhdojmë me këtë histori. Mbështesim SPAK-un dhe do të votoja çdo kërkesë që do të vinte, siç e thashë, edhe për mua”- tha Pampuri.

Ndërsa sa i takon Kuvendit të paralajmëruar nga Berisha i cili kërkon të votëbesohet, Pampuri tha se PD i ka përfunduar të gjitha zgjedhjet në strukturat e larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat