Veliaj: Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve, me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje

Shqipëria

Veliaj: Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve, me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:51
Erion Veliaj

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.

Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve.

Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat