“Kokat e prera”, historia e frikshme që përsëritet në Sarandë/ tre ngjarjet e bujshme që ngelën mister

Shqipëria

“Kokat e prera”, historia e frikshme që përsëritet në Sarandë/ tre ngjarjet e bujshme që ngelën mister

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Gjetja e një koke njeriu të groposur në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e frikshme që përsëritet në Sarandë. E ndërsa policia prej mëngjesit të sotëm ka rinisur kërkimet në zonë por dhe hetimet për të zbuluar pjesë të tjera por mbi të gjitha për të identifikuar se kujt i përket koka, tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura, raporton BalkanWeb.

Më poshtë tre episode të ngjashme

Në 8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses.

Në 16 tetor 2008, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës në Sarandë, nga një grup fëmijësh u gjet një kafkë koke e dekompozuar. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy kocka të vogla. Prej asaj dite nuk është identifikuar as personi kujt i përkiste kafka e as shkaku i vdekjes.

Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk iu gjet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat