Pastrimi i kanaleve kulluese, Rama: Do përmirësojmë kullimin e tokave bujqësore

Shqipëria

Pastrimi i kanaleve kulluese, Rama: Do përmirësojmë kullimin e tokave bujqësore

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në qarkun e Fierit, po vijon puna për pastrimin e kanalit kullues që është pjesë e infrastrukturës së Hidrovorit të Karavastasë.

Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga puna në terren ndërsa theksoi se përmes këtij investimi që përfshin fshatrat Daullas e Agim të Libofshës pritet të përmirësohet kullimi i 300 hektarëve tokë bujqësore.

Përmes kësaj ndërhyrje synohet që në të gjithë këtë zonë të shmangen përmbytjet. Investimet në sistemet e ujitjes dhe mbrojtjen e argjinaturave, janë në fokus të objektivave në projektet që po zbaton Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë kësaj periudhe.

Ndërhyrjet në këtë sistem pritet të ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, si dhe të lehtësojnë punën e fermerëve duke parandaluar përmbytjen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.

Po ashtu autoritetet po merren dhe me monitorimin e të gjithë rrjetit kullues në këtë qark me qëllim që të eleminojnë edhe ndotjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat