Ngacmoi seksualisht katër nxënëse në gjimnaz, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht katër nxënëse në gjimnaz, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar në Lushnjë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse të një gjimnazi.

Katër nxënëset, secila 15 vjeçe, janë ngacmuar seksualisht brenda perimetrit të sigurisë të institucionit shkollor.

B.B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, do të gjykohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat