Pakti Rama-Meloni, ironizon Çollaku: Shqipëria si terminal refugjatësh, s’dihet kush hyn e kush del

Shqipëria

Pakti Rama-Meloni, ironizon Çollaku: Shqipëria si terminal refugjatësh, s’dihet kush hyn e kush del

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:08
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku, është shprehur se vendin ynë, është kthyer në një terminal refugjatësh ku vijnë e hyjnë nga kombe të ndryshme.

I ftuar në një program televiziv shprehet se marrëveshjen që Rama do ta kthejë në ligj, nuk ke ku ta ankimosh sepse gjykatat “dihet si janë”.

Çollaku: “Këta refugjatët që vijnë këtu e gjezdisin nëpër Shqipëri, numri është shumë herë më i lartë. Vijnë afganë, ujgurë, muxhahedinë. Jemi bërë një OKB eksodi, një terminal me të gjithë problemet që mbart dhe institucionet nuk kanë asnjë lloj aksesi aty.

Atë marrëveshjen e parlamentit, pasi të bëhet ligj do ta çosh në gjykatë, në cilën gjykatë. Ky pasi ka mbaruar punë me infrastrukturën më herë, me gjykatë, parlament, drejtësi, qeveri, me të gjitha, pse nuk i merr me vete këto zv/kryeministrat që të firmosin.

Jashtë firmos ai, këtu brenda firmosin ata. Dhe ata që firmosin këtu, i shet pas 6 muajsh apo 1 vit më vonë, sepse kanë ngrënë dardha pa lejen e tij’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat