Debati për buxhetin/ Lorenc Vangjeli paralajmëron skena të rënda në parlament

Shqipëria

Debati për buxhetin/ Lorenc Vangjeli paralajmëron skena të rënda në parlament

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:52
Lorenc Vangjeli

Një shans trefish të humbur për qeverinë, opozitën dhe shqiptarët e ka konsideruar analisti Lorenc Vangjeli debatin për buxhetin 2024. Në studion e Debatit ai tha se palët duhet të bënin armëpushim për filluar betejën sesi do të shpenzohen paratë e shqiptarëve.

“Shans i trefishtë i humbur, shansi i mazhorancës që mund të gjente mundësi për përmirësim, për opozitën që idetë e saj i implementohet në kushtetutën financiare të vitit dhe shans i humbur për shqiptarët që të shohë debatin që të ketë transparencë për mënyrën si do të shpenzohen paratë e tij në një vit nga një qeveri që ka marrë pushtetin me qira për 4 vjet. Në këtë klimë lufte konfliktit që ka politika shqiptare do të ishte e udhës që  së paku në nëntorin e buxhetit palët të bënim armëpushim për të filluar betejën e rëndësishme sesi do të shpenzohen paratë e shqiptarëve. Kjo do të ishte mbi gjithçka”.

Në këto kushte, sikurse ka deklaruar edhe opozita, Vangjeli paralajmëron skena më të rënda të hënën dhe të martën kur do të diskutohet buxheti në parlament. Sipas tij salla e Kuvendit mund të jetë ngrehina e fundit e grevës së urisë e deputetëve të opozitës.

“Egoizmi politik këtu është mbizotërues dhe druaj se do t’ju jap lajm të keq se javë tjetër e hëna dhe e marta që do jenë ditët e debatit, salla e parlamentit mund të shndërrohet në skena edhe më të rënda se këto që pamë dhe mund të jetë ngrehina e fundit e grevës së urisë. Nuk kanë arritur të bëjnë atë që duhet dhe nuk kanë arritur të bëjnë detyrën e tyre. Qeverisja me heshtje dhe opozita me veprime nuk e kanë me njëri-tjetrin por e kanë gjetkë”.

Për Vangjelin egoizmi politik nuk i lejon që të ketë betejë për buxhetin, që sipas tij është domosdoshmëri.

“Imagjinoni në një familje të zakonshme shqiptare pretendohet se çdo bëhet me paratë e përbashkëta të ketë sherr dhe të mos lejohet të blihet buka. T’i thuash një nipi, mbese të dikujt, gjyshit apo gjyshes që t’i nuk do të hash bukë nesër se unë kam një sherr brenda. Duhet të kishte armëpushim për gjithçka tjetër dhe të kishte betejë për buxhetin. Do të isha shumë i lumtur nëse secili nga ne do të kishte mundësi të shihte zonjën Denaj të debatonte me kolegen e saj në opozitë. Do të doja që opozita të kishte epërsi, jo shfaqje, por nevojë e domosdoshmëri që ata duhet ta kishin bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat