Dhuna në çerdhe e kopshte, logopedja: Duhen trajnime të vazhdueshme, në kopshte duhet 1 edukatore për 7 fëmijë jo për 25

Shqipëria

Dhuna në çerdhe e kopshte, logopedja: Duhen trajnime të vazhdueshme, në kopshte duhet 1 edukatore për 7 fëmijë jo për 25

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Logopedja Gentiana Sinaj është shprehur se në kopshtet publike shqiptare ka një edukatore për 25-30 fëmijë, në një kohë që sipas saj, sipas rregullit, lejohet një edukatore për 7 fëmijë.

Komentet Sinaj i bëri gjatë një interviste në një program televiziv, ku tha se për edukatoret duhet të ketë trajnim të detyruar, përpara se të nisin punën.

Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa raste të dhunës në kopshte ndaj fëmijëve, ku rasti i fundit ishte ndaj një 5 vjeçari autik në Elbasan.

“Janë emancipuar më tepër fëmijët, bëhen më tepër publike si raste. Përsa i trajnimit nuk duhet të jetë privat. Sistemi i trajnimit duket të jetë detyrim. Pra para nisjes së ciklit mësimor, stafi duhet të trajnohet për 3 muaj dhe pastaj të nisë.

Kur unë flas për trajnim e kam shumë të qartë. Flas për trajnim edukatoresh të mirëfillta. Trajnime të vazhdueshme. Një edukatore duhet të jetë për 6-7 persona. Rasti i edukatoreve duhet të jetë 1 me 12. Por në shtet ka një edukatore për 25 persona ose 30”, është shprehur Sinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat