Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin, ja kërkesa që SPAK i bën Turqisë

Shqipëria

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin, ja kërkesa që SPAK i bën Turqisë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:08
Dritan Rexhepi

Gjykata e Posaçme e pati të pamundur të zhvillojë këtë të enjte gjyqin në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe të tjerëve të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

Në nisje të seancës, SPAK tha se me anë të letër rekomandes do i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njiftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.

Sa kohë është i arrestuar procesi nuk mund të vijoj pa njoftimin zyrtar të Rexhepit mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri.

Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajësh, këtë të enjte Prokuroria do lexonte kërkesën për provat që do sjelë në proces. Më herët është denuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxherin  e resortit Olsi Turja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat