Ngjela zbulon shifrën e “çmendur”: Rama duhet të kërkojë qira për marrëveshjen me Italinë

Shqipëria

Ngjela zbulon shifrën e “çmendur”: Rama duhet të kërkojë qira për marrëveshjen me Italinë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se marrëveshja e emigrantëve me Italinë nuk mund të bëhej nëse Shqipëria nuk do të merrte qira nga vendi fqinj për territorin që do të ofronte.

Komentet Ngjela i bëri në Euronews Albania, ku tha se për marrëveshjen dhe territorin e ofruar, Shqipëria mund të kërkonte edhe 1 miliardë dollarë.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria e ka të drejtën të japë territore të vendit me qira, por Rama mund ta ketë bërë këtë marrëveshje falas kundrejt Italisë, pasi sipas tij, kryeministrit i duket vetja pronar i Shqipërisë.

“Po Rama pse se kërkon qiranë për tokën që do të jepet për emigrantët. E di se e ka pronën e vetë, por në të vërtetë prona është e shqiptarëve. Këto nuk merren nga një kryeministër, në funksion të korrupsionit.

Ju duhet ta pyesni pse nuk kemi marrë qeranë për tokën që ofron Shqipëria për emigrantët. Ai ka ardhur është instaluar në territorin tënd. Sa do paguaj? Edhe një miliard dollarë. Rama nuk flet me koncept juridik, mendon meqë është kryeministër ka pronë të tij Shqipërinë.

Nuk e dimë se si është kontrata, ata mund të rrinë atje si në kamp, mund të mos hyjnë në shtet. Prandaj duhet të keni kulturë juridike zonjë. Kontrata mund të ketë 40 dispozita. Kur të vijë marrëveshja flasim. Mendimi im është se nëse Rama merr para dhe e ka lëshuar territorin, është në favor të Shqipërisë.

Ky është kryeministër, ka të drejtë të japë qiramarrje, por nuk mund ta japë falas. Ma jepni nenin e Kushtetutës që shkelet nëse mendoni se shkelet. Është në kompetencë të qeverisë. Edhe Italia të ka mbajtur 600 mijë shqiptarë atje”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat