KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ merr vendimin e menjëhershëm

Shqipëria

KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ merr vendimin e menjëhershëm

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Kreshnik Hajdari

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin Kryebashkiakun e PS-së, Kreshnik Hajdari, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar çështjen në KAS.

Ankues: Kualicioni “Bashkë Fitojmë” përfaqsuar me autorizim të posaçëm nga ana e avokatit Arben Llangozi, Franci Nuri dhe Avokati Altin Kazia.

Objekti: Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.” Ne lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor, ligji nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” vendimit të Kuvendit Nr. 17/2016 Neni 10,128,137 Kodi i Proçedurave Administrative.

Drejtuar: Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat