Gazetari i njohur bën deklaratën e bujshme, zbulon faktorin që do të ndikojë në ekstradimin e bosit të drogës

Shqipëria

Gazetari i njohur bën deklaratën e bujshme, zbulon faktorin që do të ndikojë në ekstradimin e bosit të drogës

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Dritan Rexhepi

Marrëdhënia e mirë që ekziston mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, mund të ndikojë që Turqia të preferojë që Dritan Rexhepin ta ekstradojë drejt Shqipërisë.

Është kjo deklarata që vjen nga gazetari shqiptar që jeton e punon në Turqi, Sokol Brahaj, i cili në një intervistë televizive u shpreh se Rexhepi edhe nëse qëndron në Turqi mund të dënohet 3 – 5 vite burg për dokumenta të falsifikuara.

“Marrëdhënia e mirë mes Erdogan dhe Ramës, mund të bëjë që i shumëkërkuari nga shumë vende të Botës, që njihet si “Jul Çezari” i drogës Dritan Rexhepi ka më shumë shanse të ekstradohet drejt Shqipërisë, se sa në vendet e tjera.

Në Turqi rrezikon 3-5 vjet burg për dokumenta të paligjshme”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Brahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat