“Rrinte i dehur, paratë që fitonte i harxhonte për raki”, jeta e trishtë e 51-vjeçarit që u gjet i pajetë në Xarrë

Shqipëria

“Rrinte i dehur, paratë që fitonte i harxhonte për raki”, jeta e trishtë e 51-vjeçarit që u gjet i pajetë në Xarrë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashtë tyre pohojnë se 51-vjeçari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i copëtuar.

Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.

Trupi i 51-vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se materiali kockor i përkiste 51-vjeçarit Adnant Jaupi, nga Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat