Zhdukja e Vis Martinajt, sa gisht ka Behar Bajri? Gazetari flet mbi hetimin

Shqipëria

Zhdukja e Vis Martinajt, sa gisht ka Behar Bajri? Gazetari flet mbi hetimin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Vis Martinajt.

Behar Bajri ëshët ekstraduar sot nga Franca nën masa shumë të rrepta sigurie. 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht nga SPAK për operacionin “Metamorfoza” duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës, por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur tokën shqiptare.

Gazetari Igli Çelmeta tregoi në një intervistë për Euronews Albania se sipas SPAK Bajri akuzohet për  vrasjen e Gjin Boriçit në Vaun e Dejës në 2020 për llogari të Vis Martinajt.

“Dyshohet se Pëllumb Gjoka ka porositur  Behar Bajrin për vrasjen e Kleanti Musabelliut dhe ky i fundit ka shkëmbyer objektivat me Vis Martinajn dhe Musabelliun do ta ekzekutonte ky i fundit, një vrasje që nuk është kryer.

Të gjitha këto janë zbardhur nga zbërthimi i aplikacionit SKY”, tregoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat