Sërish aksident me vdekje në rrugët e vendit/ 20-vjeçari përplas këmbësorin në Elbasan

Shqipëria

Sërish aksident me vdekje në rrugët e vendit/ 20-vjeçari përplas këmbësorin në Elbasan

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugët e vendit, këtë herë në Elbasan.

20-vjeçari me iniciale A. M. ka aksidentuar 74-vjeçarin, i cili ndërroi jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Përplasja ka ndodhur rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, ndërsa i riu është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë vetëm pak orë më parë, një tjetër aksident i rëndë me pasojë në jetë njerëzish ndodhi në fshatin Tapi në Kuçovë. 21-vjeçari F.A. ka përplasur me makinë për vdekje 49-vjeçarin V.P., i cili po lëvizte me biçikletë.

Për të dyja aksidentet po vijojnë hetimet, për zbulimin e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat