U plagos më “21 janar”, flet gazetari: Vendimi i Strasburgut i vonuar, përgjegjës kryesor Berisha

Shqipëria

U plagos më “21 janar”, flet gazetari: Vendimi i Strasburgut i vonuar, përgjegjës kryesor Berisha

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Fatos Mahmutaj

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit, ka komentuar vendimin e Gjykatë së Strasburgut. Dje, në një intervistë televizive, ai tha se përgjegjës është shteti dhe kërkoi të bëhet rihetim. Teksa e konsideroi një lajm të vonuar Mahmutaj tha se gjatë këtyre 13 viteve me këtë çështje është luajtur ping-pong nga organet e drejtësisë, ndërsa dosja është sfumuar.

“Lajm i vonuar, por i mirë. Po shkojmë te 13 vjet nga 21 janari ishte bërë si pong-pong mes institucioneve të drejtësisë. Sa herë kalonte nga një hallkë në një tjetër dosja sfumohej.

Dëshmitë hiqeshin, provat po ashtu”, tha ai.

Përgjegjës kryesor për 21 janar, Mahmutaj tha se është vetë Berisha, ndërsa kërkoi që rihetohet çështja. Teksa komentoi akuzat e Berishës se 21 janari është hetuar nga militantë të PS, Mahmutaj tha se ish-kryeministri po "e ndjen të ftohtin e qelisë".

“Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha dihet. Pastaj urdhërues është edhe shefi i sigurisë së Berishës. Ekzekutorët janë Agim Llupo dhe shefi i sigurisë së Berishës. Këto janë ditur por asnjëherë nuk janë akuzuar dhe nuk janë vendosur në dosje këto. Të marrësh seriozisht Berishën tani pas 13 vjetësh. Ai ishte personi që pas asaj që bëri tha do kisha vrarë edhe 1000, do kisha vrarë edhe Edi Ramën. Berisha po e ndjen të ftohtin e prangave dhe të qelisë e ka kuptuar se ku e ka fundin dhe bën deklarata të tilla. Kërcënimi që i ka bërë ambasadores amerikane në 97’ që janë publikuar dhe në media. Tha nuk kam për t’ja falur atë. Kemi Berishën të akuzuar për çështje të tjera që u ka bërë dëme të mëdha shqiptarëve. Kemi raste të tjera, Gërdeci, Rruga e Kombit, i janë shtuar rastet deri atje ku nuk shkon më. Rasti i fundit që Berisha është marrë nën hetim është për mbesën e tij”, nënvizoi Mahmutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat