Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, arrestohet një 32-vjeçar në Elbasan! I sekuestrohen fara kanabisi

Shqipëria

Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, arrestohet një 32-vjeçar në Elbasan! I sekuestrohen fara kanabisi

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar nga fshati Shushicë për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Rasti në hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat