Pas dhënies së masës së sigurisë, GJKKO merr në pyetje Ilir Beqajn - caktohet data

Shqipëria

Pas dhënies së masës së sigurisë, GJKKO merr në pyetje Ilir Beqajn - caktohet data

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:16
Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar ditën e hënë seancën e marjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas caktimit ndaj tij të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe “Nalimit të kaimit jashtë vendit”.

Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B.

Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat përmes një reagimi në facebook, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat