Digjet automjeti në afërsi të rrethrrotullimit në Fushë Mamurras, detajet e para

Shqipëria

Digjet automjeti në afërsi të rrethrrotullimit në Fushë Mamurras, detajet e para

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është djegur mesditën e së dielës pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, teksa në automjet udhetonin babë dhe bir.

Ndërsa mjeti ka filluar të merrte flakë, menjëherë dy personat janë larguar, fatmirësisht pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja e Kurbinit, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.

Nga sa mësohet, shkaku i djegjes është defekti në sistemin elektrik, mbetet të zbardhen shkaqet nga ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat