Deklarata e fortë e Gjergj Hanit: PD, krime ndaj ish-pronarëve dhe të përndjekurve

Shqipëria

Deklarata e fortë e Gjergj Hanit: PD, krime ndaj ish-pronarëve dhe të përndjekurve

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:00
Politikani Gjergji Hani

Politikani Gjergji Hani tha në Euronews Albania se Partia Demokratike ka bërë krime kundër të persekutuarve.

Ai tha se ka qenë vetë ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha i cili në kohën kur u zgjodh president i Shqipërisë, vuri shenjën e barazisë mes viktimës së diktaturës dhe persekutorit të tij duke u shprehur  “jemi të gjithë bashkëvuajtës, e bashkëfajtor”.

“Partia Demokratike në raport me këto klasa, me këto shtresa të shoqërisë, nuk ka bërë gabime, ka bërë krime. Për mua këto janë krime të pastra. Mjafton të sjell në vëmendjen e publikut deklaratën e menjëhershme të zotit Berisha sapo u zgjodh president i Shqipërisë, “jemi të gjithë bashkëvuajtës, e bashkëfajtor”.

Berisha nuk ka asnjë të drejtë morale  njerëzore, historike, zyrtare, për të vënë shenjën e barazimit mes një viktime të atij sistemi të tmerrshëm dhe persekutorëve të tij. Ai e bëri këtë duke i hapur rrugën infiltrimit në radhët e Partisë Demokratike të një sërë njerëzish të korruptuar me diktaturë e me dhunë”,-tha Gjergji Hani duke shtuar se një tjetër krim ndaj kësaj klase ishte dhe ligji për shpërndarjen e pronësisë, duke u bërë padrejtësi ish-pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat