Dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit, detajet e rënda

Shqipëria

Dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit, detajet e rënda

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, po nga Shqipëria.

Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat