Makina përplas për vdekje 77-vjeçarin në Krujë

Shqipëria

Makina përplas për vdekje 77-vjeçarin në Krujë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Një 77-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë këtë pasdite në Krujë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orë 18:15 në Nikël, kur një 23-vjeçar që po drejtonte një automjet tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin.

Shtetasi me iniciale S.S., ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihet ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet hetim nga grupi i ekspertëve, që kanë mbërritur në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat