“Është dyfishuar koha e pritjes së qytetarëve në stacion”/ Eksperti: Ja dy linjat urbane që hasin probleme

Shqipëria

“Është dyfishuar koha e pritjes së qytetarëve në stacion”/ Eksperti: Ja dy linjat urbane që hasin probleme

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Për shkak të një qyteti që rritet çdo ditë dhe çdo vit, transporti publik në Tiranë has vështirësi në qarkullim dhe për rrjedhojë është rritur koha e pritjes së qytetarëve në stacionet e urbanëve.  Të dhënat nga Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban flasin se nëse një qytetar disa vite më parë priste 5-10 minuta në stacion, sot kjo kohë është dyfishuar në disa linja. Dashnor Memaj tha se një nga linjat e ngarkuara është ajo e Institut Kamzës drejt qendrës.

Nëse një qytetarë priste deri në 10 minuta në stacion, tashmë ai prej edhe 20 minuta, por jo në të gjitha linjat. Më së shumti kjo ndodh në orët e pikut të trafikut. Për shembull, linja e Institut Kamzës për të ardhur deri në qendër zgjasë 30 minuta, sot për shkak të trafikut kjo linjë zgjat më shumë se një orë. Një tjetër linjë që has trafik është edhe ajo e Kombinat-Kinostudio –tha Memaj në E-ZONE

Sa i përket projektit  të bashkisë për të patur linja me autobus të shpejtë në qytet, ky duket një projekt i parealizueshëm.

Në kushtet në të cilat jemi sot, ky projekt nuk zbatohet. Po nuk u ndërtuan korsi të dedikuara për autobusët nuk mund të që në Tiranë të respektohen afatet e ardhjes në kohë në stacione  -sqaroi Memaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat