Projektet e reja infrastrukturore/ Financimet në buxhetin e 2024, Bypass edhe në Ksamil

Shqipëria

Projektet e reja infrastrukturore/ Financimet në buxhetin e 2024, Bypass edhe në Ksamil

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Evis Berber

Reformimi urban dhe infrastrukturor po zhvillon ekonominë vendase. Viti i ardhshëm do të shënojë dhe përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme, nga tuneli i Llogarasë e deri tek Unaza e Tiranës, e cila do të jetë gati në Dhjetor të 2024. Drejtori i ARRSH, Evis Berberi njofton nisjen e punimeve për Bypass edhe në Ksamil.

I pyetur për ecurinë e punimeve në Lotin e dytë të Unazës Verilindore në Tiranë, ai u shpreh:

“Jemi tek Loti që ka ecur më mirë sepse kur ofertoi në kontratë, ofertoi se do të kishte një afat më të shkurtër për realizimin e punimeve. Jemi në masën mbi 80 për qind të realizimit të punimeve dhe presim që brenda dhjetorit të fillojmë asfaltimin për këtë segment dhe ta përfundojmë brenda afateve kontraktuale. Në fund të vitit 2014 do ta kemi në përdorim të gjithë Unazën e Tiranës pasi ritmet dhe koha po na favorizojnë.”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek buxheti i vitit 2024 për infrastrukturën dhe energjinë, Berberi shtoi:

“Në buxhetin e parashikuar për vitin 2024, 52.7 miliardë lekë janë investime por nga këto investime, një pjesë e madhe e tyre, janë financim i buxhetit dhe projekteve që janë në vazhdimësi dhe pjesa e mbetur shkon për financimin e projekteve të reja. Jemi munduar që në buxhetin e vitit tjetër, t’i referohemi një shpërndarje gjeografike në Shqipëri, gjithashtu edhe arterieve kryesore. Kemi futur për të financuar zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pasi është vënë re nga matjet e trafikut, që kemi një numër të madh mjetesh që kalojnë aty. Vetëm në pikun e sezonit patëm mbi 90 mijë mjete në ditë në aksi Tiranë-Durrës. Na lind edhe një detyrë e madhe që pas pikut të madh te turizmit që patëm zona e Ksamilit kishte nevojë për një qasje të re të trafikut dhe kemi futur në financim vitin tjetër Bypassin e Ksamilit“, theksoi ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat