“Jo Strasburgu, por edhe Gjykata e Plutonit”- Gjokutaj: Çfarë tregoi ekspertiza

Shqipëria

“Jo Strasburgu, por edhe Gjykata e Plutonit”- Gjokutaj: Çfarë tregoi ekspertiza

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 07:03
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se predha e plumbit me të cilën është qëlluar Aleks Nika në 21 janar është përftuar nga eutopsia, është eksperimentuar dhe konkluzionet nuk janë kundërshtuar nga askush.

Komentet Gjokutaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se predha me të cilën është qëlluar Aleks Nika, nuk ka dalë nga arma e gardistëve.

Ai shprehet tejet i bindur se akt-ekspertimi është kryer saktë dhe thotë me ironi se jo Gjykata e Strasburgut, por edhe ajo e “Plutonit” dhe “Neptunit” nuk e ndryshojnë dot të vërtetën.

“I ndjeri Aleks Nika është dërguar direkt në Turqi, është bërë autopsia dhe është përftuar edhe pretha. Edhe predha e cila është mbyllur dhe sjellë për ekspertim. Këto konkluzione janë kategori që nuk janë kundërshtuar nga askush.

Le të jetë jo Gjykata e Strasburgut, por edhe Gjykata e Plutonit apo Neptunit. Ky akt ekspertimi është bërë dhe nuk është kontestuar dhe thotë që nuk është shtënë nga Garda. Dikush tha që ai gardisti mund të ketë pasur një armë tjetër dhe ka qëlluar me atë, por këto nuk janë prova.

Kjo çështje ka një ngërç shumë të madh, nga pikëpamja e mekanizmit të hetimit, sepse Prokuroria e aso kohe filloi hetimin e mbrojtësve të objektit dhe jo të sulmuesve të objektit”, është shprehur Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat