Miratimi i projektbuxhetit 2024 në kohë rekord, Çuçi: Më i madhi në histori, opozita vijon me të njëjtën skenë

Shqipëria

Miratimi i projektbuxhetit 2024 në kohë rekord, Çuçi: Më i madhi në histori, opozita vijon me të njëjtën skenë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:48
Bledi Çuçi

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Bledi Çuçi, ka deklaruar jashtë Kuvendit se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi është miratuar në parim buxheti më i madh, prej 7 miliardë eurosh.

Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re.

“E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar.

E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat