Aksident i rëndë me tre automjete në autostradën Çermë-Lushnjë

Shqipëria

Aksident i rëndë me tre automjete në autostradën Çermë-Lushnjë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 14:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Çermë-Lushnjë, pranë Dushkut.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. 

Mjeti tip fugon me targa AB 411CM u përplas me kamionin me targa maqedonase RA5603Ab dhe pas tyre një mjet tip “Audi” me targa AB 963DT.

Si pasojë është plagosur një e moshuar e cila është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat