Peleshi-Rühle: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s dhe kontribues i paqes

Shqipëria

Peleshi-Rühle: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s dhe kontribues i paqes

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:49
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, priti në një takim shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet, admiral Joachim Rühle.

Gjatë takimit Rühle shprehu mirënjohjen e tij për rolin e Shqipërisë dhe kontributin e vendit tonë duke vlerësuar rolin dhe profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë nën komandën e tij dhe misionet e tjera të NATO-s.

Ministri Peleshi theksoi se “Shqipëria, si një aleat i besueshëm dhe kontribues për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë do të vazhdojë të mbështesë të gjitha angazhimet e NATO-s duke ofruar kontributin, kurdoherë që Aleanca e kërkon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat