Raporti i BERZH: Shqipëria, rezultatet më të mira të ofrimit të shërbimeve online

Shqipëria

Raporti i BERZH: Shqipëria, rezultatet më të mira të ofrimit të shërbimeve online

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Shqipëria ka pasur avancimin më të shpejtë  në rajon për rritjen e shërbimeve online. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vlerësuar treguesit e arritur nga Shqipëria për një ekonomi gjithë përfshirëse.

Në raportin e fundit “Tranzicioni 2023-2024”, BERZH thekson se gjatë periudhës 2016-2023, vlerësimi për Shqipërinë u rrit në 5.22 pikë, nga 5.08 që ishte në 2022,  dhe  4.63 në 2016.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi, sipas Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim këto përmirësime janë nxitur kryesisht nga aksesi më i madh në shërbimet e internetit dhe aftësitë dixhitale. Aktualisht Shqipëria  ofron pjesën më të madhe të shërbimeve online duke ulur burokracitë dhe kostot për bizneset dhe për qytetarët.

BERZH shton se rezultatet e gjithprfshirjes në tërësi kanë tendencë të rriten më tej për shkak të gjithprfshirjes më të madhe financiare, zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe përmirësimet në infrastrukturën e tregtisë dhe transportit.

Gjatë periudhës 2016-23, pothuajse të gjitha ekonomitë në rajonet e BERZH-it kanë përmirësuar rezultatet e tyre të përfshirjes, por në raport thuhet se përmirësimet më të rëndësishme vihen re në Shqipëri, Estoni, Kazakistan, Letoni dhe Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat