Bamir Topi reagon ashpër ndaj kaosit: Për sa kohë ka brenda ‘agjentin mikrobik’, ajo sallë nuk jep shpresë

Shqipëria

Bamir Topi reagon ashpër ndaj kaosit: Për sa kohë ka brenda ‘agjentin mikrobik’, ajo sallë nuk jep shpresë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:29
Bamir Topi

Kaosi i krijuar nga Rithemelimi në Kuvendin e Shqipërisë për ish-presidentin Bamir Topi është “rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare”.

I ftuar në “Frontline” Bamir Topi shprehet se në të gjithë eksperiencën e tij nuk e ka parë kurrë kështu parlamentin.

“Është rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën  shqiptare dhe parlamenti është institucioni më përfaqësues i politikës. Shohim dy banda në atë institucion që duhet të ishte i fjalës së lirë i respektimit të ligjit i komunikimit me publikun. Kemi bandën e pushtetit dhe bandën e opozitës.

Diagnoza duhet treguar drejt. Në një eksperiencë të gjatë parlamentare kurrë nuk e kam parë parlamentin kështu, ndonëse ka pasur dhe ngjarje tragjike deri në plagosje, kurrë s’ka qenë kështu. Kam menduar se këto mendje do emancipoheshin por po rrëshqasin keq e më keq”, tha ai.

Për Topin salla e Kuvendit nuk ofron shpresa se gjërat do të ndryshojnë dhe kjo situatë sipas tij do të vazhdojë kështu për aq kohë sa “e keqja është brenda”, duke nënkuptuar Berishën.

“Kjo situatë do zgjasë aq kohë sa e keqja është brenda. Duke vazhduar metaforën e diagnozës agjenti mikrobik viral për të mos thënë një sëmundje më të rëndë të pashërueshme, është brenda. Ajo sallë nuk ofron asnjë shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Kur e bëj këtë koment nuk kam parasysh përbërjen e të gjithë deputetëve sepse nuk janë futur të gjithë me një thes. Edhe pjesëtarët e bandave klasifikohen si njerëz në vijën e parë.

Aty është një e keqe e madhe që më bën të rikthehen në atë situatë që e kam kundërshtuar në 2008. Pashë që qëllimi ishte shumë i mbrapshtë. Ky është një krim që i është bërë demokracisë. Nëse ata do kishin menduar se nga paaftësia do kishin reaguar janë të dy. Mos e mendoni se ai që është në opozitë nuk ka pushtet është pushteti i opozitës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat