Trazirat në Kuvend, gazetari zbardh fakte të reja nga reagimi i ndërkombëtarëve

Shqipëria

Trazirat në Kuvend, gazetari zbardh fakte të reja nga reagimi i ndërkombëtarëve

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:11
Kuvendi i Shqipërisë

Ambasada britanike, ajo amerikane dhe gjermane kane reaguar për herë të parë mbi kaosin në Kuvend. Të tria dënuan dhunën dhe kërkuan dialog sa më shpejt.

Sipas gazetarit Poli Hoxha mesazhi i ambasadave ishte si për opozitën ashtu edhe për mazhorancën. Sipas tij, ndërkombëtarët kanë identifikuar një lojë dyshe që nuk prodhon politikë.

‘’Po le të hanë bar, por po lë atë pjesën të cilën ka paralajmëruar. Ne e dimë kush është Edi Rama. Çështja është a do ti japim kontrast ne kësaj qeverie. Nga të gjitha qëndrimet, sidomos nga qëndrimi i ambasadës amerikane unë pashë që goditeshin të dy krahët në kuptimin e asaj që po ndodh.

Në idenë time ata kanë identifikuar një lojë dyshe, sepse nuk po prodhon as politikë. Ata sirtarët e Lindita Nikollës kanë qenë të kyçur dhe janë të kyçur’’, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat